Drejtoresha e Infektivës: 11 të prekur me Covid-19 trajtohen në klinikë, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Aktuale

Drejtoresha e Infektivës: 11 të prekur me Covid-19 trajtohen në klinikë, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 23:43
Foto Ilustrim

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lendita Ajazaj ka treguar se sa pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar atje dhe si është gjendja e tyre.

“Në Klinikën Infektive të shtrirë janë 11 pacientë pozitivë me Covid-19, 4 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, ku 2 prej tyre janë të mjekim intensiv, janë në gjendje më të rënduar”.

“Po ashtu, kemi edhe 3 pacientë të shëruar që janë duke vazhduar trajtimin në klinikë”.

“Ndërsa për momentin i kemi dy pacientë në Klinikë që janë në pritje të rezultatit. Sot pas marrjes së  rezultateve të mostrave 2 pacientë i kemi liruar, meqenëse rezultuan negativ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat