Pejani që dyshohet se mund të jetë i infektuar me COVID-19 ikën nga izolimi, Policia jep detaje

Aktuale

Pejani që dyshohet se mund të jetë i infektuar me COVID-19 ikën nga izolimi, Policia jep detaje

Më: 15 maj 2020 Në ora: 08:34
Ilustrim

Një person mbrëmë ka ikur nga shtëpia e tij, e cila ka qenë në karantinë dhe nën përkujdesjen e policisë në Pejë.

Policia pasi ka marrë këtë informacion ka ndaluar veturat në Pejë dhe gjatë kontrollit ka hasur në një veturë ku personi i kërkuar kishte qenë pasagjer dhe i njëjti kishte provuar që të ikë përsëri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për regjionin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se personi është kthyer në shtëpinë e tij pas orën 22 e 30 minuta.

“Po, polica e cila qëndron në pikë statik në familjen Manaj ka njoftuar se një person është larguar në shtëpia ku familja është në karantinë. Janë angazhuar në teren njësitet adekuate dhe diku rreth orës 22 e 30 minuta pasi është ndalë një veturë ky si pasagjer me të ndalur veturën ka dal ka ikë nga ai lokacion dhe në orën 22 e 30 minuta është kthyer në shtëpinë e tij”, ka thënë ai Sinjali.

Prej që është futur në karantinë familja me rreth 20 anëtarë në Pejë, para shtëpisë së tyre gjithnjë ka qëndruar një automjet i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat