Bajrush Hoti, ish mjeku i UÇK-së kujton ditën kur filloi punën Spitali Ushtarak në Gajrak të Malishevës

Aktuale

Bajrush Hoti, ish mjeku i UÇK-së kujton ditën kur filloi punën Spitali Ushtarak në Gajrak të Malishevës

Nga: N. H Më: 15 maj 2020 Në ora: 18:15
Bajrush Hoti

Bajrush Hoti, kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, njëherit edhe ish-ushtar dhe mjek i UÇK-së, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar ditën kur filluan përgatitjet për fillimin e punës së Spitalit Ushtarak të UÇK-së në Gajrak të Malishevës.

Hoti tregon se bënin pjesë në kuadër të njësitit Lumi, dhe se po në këtë datë, 15 maj 1998, ndodhi sterilizimi i parë i pajisjeve kirurgjike.

I pari i LDK-së në Malishevë ka falënderuar të gjithë kolegët, teknikët, motra, mjekët e përgjithshëm, e specialistët si, anesteziolog, ortoped, kirurg, neurokirurg, neuropsikiatër e shumë specialistë të tjerë, si dhe ushtarët roje që kontribuuan në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Gajrak të Malishevë.

Ja shkrimi i Hotit:

22 vite më parë 15 Maj 1998 në fshatin Gajrak u bën të gjitha përgatitjet për fillimin e punës në Spitalit Ushtarak të UÇK-së, në kuadër të njësitit Lumi dhe po këtë datë 15 Maj 1998 ndodhi sterilizimi i parë i pajisjeve kirurgjike.

Në këtë spital u kryen shumë operacione e vizita mjekësore për pacient civil e ushtarë të UÇK nga të gjitha Zonat Operative të Kosovës.

Prandaj, me këtë rast shfrytëzoj rastin ti falenderoj të gjithë kolegët, teknik medicinal, motra medicinale, mjekët e përgjithshëm, e specialist si, Anesteziolog, Ortoped, Kirurg, Neurokirurg, Neuropsikiatër e shumë specialistë të tjerë,si dhe Ushtarët roje që kontribuan në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Gajrak, Malishevë.

Me respekt,

Udhëheqësi i Spitalit Ushtarak - Gajrak.

Bajrush Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat