Burri Albulena Haxhiut me thirrje urgjente kundër Thaçit: Nuk mund të lejojmë asnjë minutë, figura më e urryer në Kosovë

Aktuale

Burri Albulena Haxhiut me thirrje urgjente kundër Thaçit: Nuk mund të lejojmë asnjë minutë, figura më e urryer në Kosovë

Nga: N. H Më: 15 maj 2020 Në ora: 21:54
Albulena Haxhiu dhe Alban Krasniqi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka adresuar akuza të rënda për presidentin Hashim Thaçi.

Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nuk mund të lejojnë asnjë minutë të përfaqësohemi nga Hashim Thaçi.

Ai madje, presidentin aktual e quan figura më e urryer në Kosovë.

“Si qytetar i këtij vendi mbështes çdo veprim demokratik institucional dhe qytetar për ta larguar këtë monstrum nga pozita që ka uzurpuar”, ka shkruar Krasniqi.

Ja shkrimi i tij:

Nuk mund të lejojmë të përfaqësohemi më për asnjë minutë më tepër nga Hashim Thaçi, figura më e urryer në Kosovë.

Si qytetar i këtij vendi mbështes çdo veprim demokratik institucional dhe qytetar për ta larguar këtë monstrum nga pozita që ka uzurpuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat