Hashim Thaçi kundër vullnetit të popullit, Gjykata Kushtetuese do t’ia tregoj vendin

Aktuale

Hashim Thaçi kundër vullnetit të popullit, Gjykata Kushtetuese do t’ia tregoj vendin

Nga: A. J Më: 15 maj 2020 Në ora: 22:48
Hashim Thaçi

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pritet të jetë në favor të Vetëvendosjes, Kosova mund ti ketë zgjedhjet e reja që mund të shpallen në fillimin e verës se këtij viti.

Vendi pritet të shkoj në zgjedhje të parakohshme sapo të përmbyllet mirë çështja e koronavirusit në Kosovë dhe atëherë gjithçka do të shkoj drejt normalitetit sepse nuk ka hapësirë për një qeveri të re siq ishte proklamuar nga LDK-ja.

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Mirsad Voca, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ne rast se Gjykata Kushtetuese vendos ne favor te Vetëvendosjes atëherë presidenti është i obliguar të shpall zgjedhje të parakohshme.

Image
Mirsad Voca

 

“Gjykata kushtetuese, natyrisht që do të duhej të marrë vendim krahas përvojave paraprake dhe Kushtetutës së Kosovës dhe siç parashihet saktësisht përmes ligjeve dhe neneve të saj. Kushtetuta nuk ka dykuptimësi dhe nuk lë asnjë hapësirë për ambivalencë.

Besoj se vendi do të duhej të shkoj në zgjedhje sapo të kalohet apo futet nën kontroll çështja e pandemisë.

Presidenti nuk ka tjetër mundësi përveç se të shpall zgjedhje të parakoshme, sepse ai assesi nuk mund ta interpretoj Kushtetutën dhe të orientoj vullnet politikë siç ka vepruar pa rreshtur, aq më tepër kur Presidenti i Republikës së Kosovës ka vetëm status ceremonial” ka thenë Voca.

Sipas tij, mbi parimin e frymës demokratike dhe siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duhet të ketë zgjedhje sepse Kushtetuta nuk lejon hapësirë tjetër. Ndërsa, besoj se Kosova do të jetë e gatshme për zgjedhje menjëherë pas futjes nën kontroll të pandemisë.

Çdo qasje tjetër do të ishte kundërkushtetuese, kundër vullnetit të popullit, anti-demokratike, si e tillë ilegale dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për të ardhmen e vendit dhe popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat