Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë po manipulon me numrin e rasteve me COVID-19

Aktuale

Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë po manipulon me numrin e rasteve me COVID-19

Më: 15 maj 2020 Në ora: 22:57
bekim Haxhiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë që Ministria e Shëndetësisë po manipulon për numrat e rasteve të infektuar me Covid 19.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur dyshime, duke thënë që numrat e të prekurve me koronavirus që publikohen nga MSH nuk janë në përputhje me ato të IKSHPK-së.

Sipas Haxhiut, kjo ministri duhet të japë llogari pse, sipas tij, ka ende numër të vogël të testimeve.

Më poshtë postimi i plotë:

Vazhdon manipulimi dhe pasaktësia e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së deri me tani janë 945 raste me Covid-19, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 944.

Sipas MSH në komunat veriore të Kosovës janë 112 raste.

Ndërsa, sipas raportimeve të mediave në komunat veriore janë 116 raste me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në komunat veriore raste me COVID-19 janë: Mitrovica Veriore 43, Leposaviç 22, Zveçan 26, Zubin Potok 21, gjthsejt 112 raste.

Ndërsa, sipas raportimeve të mediave në komunat veriore raste me COVID-19 janë: Mitrovica Veriore 43, Leposviq 24, Zveqan 25, Zubin Potok 24, gjithsejt 116 raste.

Ministria e Shëndetësisë duhet të tregojë përse po vazhdon të raportojë shifra jo të sakta me COVID-19.

Përse po manipulohet me numrin e rasteve me COVID-19?

Përse vazhdojmë me pasë numër të pasaktë statistikor të të dhënave me COVID-19?

Përse ende kemi numër të vogël të testimeve për COVID-19?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat