Paralajmëron Kurti: Mund t’i rikthejmë masat rigoroze nëse ndodh kjo gjë

Aktuale

Paralajmëron Kurti: Mund t’i rikthejmë masat rigoroze nëse ndodh kjo gjë

Nga: A.Zh Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:15
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka njoftuar se nga e hëna, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave.

Ai ka thënë se do të ketë hapje më të madhe të ekonomisë, duke treguar edhe bizneset që do të rihapen. Poashtu, kryeministri ka njoftuar se do të lejohet dalja e qytetarëve dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, përcjell Bota sot.

Por, Kurti ka kërkuar kujdes të shtuar, për shkak të rasteve të katër ditëve të fundit, duke paralajmëruar se mund të rikthehen masat rigoroze, pasi mund të rikthehet vala e pandemisë.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave. Kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

Do të rihapen këto biznese:

1. Floktarët dhe sallonet e ondulimit

2. Stomatologët dhe fizioterapeutët

3. Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër

4. Gastronomia (merre-me-vete, take away)

5. Transporti hekurudhor

6. Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)

7. Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe

8. Hapja e galerive dhe muzeve.

Do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Dy javët e fundit janë shumë të mira sa i përket luftimit të pandemisë COVID-19, por jo edhe katër ditët e fundit: sonte janë 10 të infektuar e vetëm një i shëruar, dje kanë qenë 18 të infektuar e 19 të shëruar, pardje 8 të infektuar e asnjë i shëruar, kurse para tri ditëve 24 të infektuar e 14 të shëruar.

Prandaj, çdo lëvizje është e arsyeshme vetëm nëse është e domosdoshme. Me kujdes të shtuar të vazhdojmë të mbajmë distancën, të vendosim maska fytyrës e të ruajmë pastërtinë.

Përndryshe, duhet t’i rikthejmë masat rigoroze sepse do të na rikthehet vala e pandemisë së virusit Corona. Por, bashkë, ama vetëm bashkë, do të fitojmë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat