Krasniqi: Pavarësisht rasteve të fundit me COVID-19, Kosova po shkon drejt fundit të pandemisë - Bota Sot
Krasniqi: Pavarësisht rasteve të fundit me COVID-19, Kosova po shkon drejt fundit të pandemisë

Aktuale

Krasniqi: Pavarësisht rasteve të fundit me COVID-19, Kosova po shkon drejt fundit të pandemisë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:39
Infektologu Valbon Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi ka treguar se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë.

Ai ka thënë se 8 prej këtyre pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, dy të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi ndërsa dy prej tyre janë në rapartin intenziv.

Duke folur për fazën e dytë të relaksimit të masave të marra nga qeveria, Krasniqi ka thënë se duhen marrë parasysh shume faktorë kur vendoset për masat kufizuese.

“Para se gjithash duhet marrë parasysh dendësinë dhe madhësinë e popullatës, kapacitetet e sistemit shëndetësorë deh faktorët epidemiologjikë në terren”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se pavarësisht oshilimeve në ditët e fundit sa i përket të prekurve me COVID-19, Kosova po shkon drejt fundit së pandemisë.

“Kam thënë se asnjë pandemi nuk përfundon menjëherë. Megjithatë duhet ta dimë që ende virusi është prezent tek ne dhe nuk duhet të relaksohemi në tersi në mënyrë që të mos na përsëritet ndonjë shkallë e lartë e transmetueshëmrisë së virusit”.

Infektologu ka thënë se nëse virusi nuk pëson ndonjë mutacion të madh edhe nëse kthehet në shtator nuk do ta ketë agresivitetin siç e ka pasur tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat