​Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 955 të infektuar, 29 të vdekur dhe 691 të shëruar

Aktuale

​Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 955 të infektuar, 29 të vdekur dhe 691 të shëruar

Më: 16 maj 2020 Në ora: 07:41
QKUK

Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, janë regjistruar 955 raste pozitive me këtë pandemi. 29 pacientë kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 691 persona.

Po ashtu nga 8 shkurti deri më 15 maj në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.178 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

264 raste vazhdojnë të jenë aktive në nivel vendi.

“Nga data 08 shkurt deri më 15 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.178 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 955 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 691 raste. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Ndërkohë Kosova më 18 maj hyn në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër koronavirusit të ri COVID-19.

Këtë e bëri të ditur Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Bazuar në rekomandimin e autoriteteve shëndetësore, kalimi në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër COVID-19 mund të vazhdojë sipas planifikimit, u tha në konferencën e përbashkët.

Kurti tha se ky kalim në fazën e re është një test dhe një sfidë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat