Behgjet Pacolli, shënjestër e sulmit terrorist? Islami shpjegon skenarin e mundshëm

Aktuale

Behgjet Pacolli, shënjestër e sulmit terrorist? Islami shpjegon skenarin e mundshëm

Nga: N. H Më: 16 maj 2020 Në ora: 12:05
Behgjet Pacolli

Fadil Islami, sekretar i Përgjithshëm i PDD-së (Partia Demokratike e Diasporës), ka folur lidhur me paralajmërimet, rreth një sulmi të mundshëm ndaj kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Islami fillimisht thotë se mund të ketë të vërteta me sulmin e mundshëm terrorist, por që sipas tij, mund të jetë bërë nga një shtet armik, më të vetmin qëllim që t'i mveshej pastaj qeverisë Kurti.

“Sigurisht që diçka e tillë, ka qenë e përgatitur por jo nga qeveria dhe shteti i Kosovës , por nga një Shtet armik me njerëzit e tij në krye të shtetit, të cilët e luajtën rrolin e shpëtimtarit. Nuk dihet saktë se a ka qenë vetëm propagandë për ta frikësuar Pacollin e për ta bërë për vete, apo ka qenë më të vërtet i përgatitur një akt terrorist për t’ia mveshur Kurtit dhe Qeverisë Kurti”, shkruan Islami.

Ja shkrimi i tij:

A u përgatit sulm terrorist ndaj Behgjet Pacollit dhe nga kush?

Sigurisht që diçka e tillë ka qen e përgatitur por jo nga qeveria dhe Shteti i Kosovës, por nga një Shtet Armik me njerëzit e tij në krye të Shtetit , të cilët e luajtën rrolin e shpëtimtarit.

Nuk dihet saktë se a ka qenë vetëm propagandë për ta frikësuar Pacollin e për ta bërë për vete apo ka qenë me të vërtet i përgatitur një akt terrorist për t’ia mveshur Kurtit dhe Qeveris Kurti.

Si do që të jetë, Kalimi i kufirit ilegalisht pa paralajmërim dhe në mënyrë klandestine të bën me besua se diçka nuk ka qenë në rregull.

Deklaratat e Thaçit se ky kishte Informata për një akt terrorist dhe loja e tij si shpëtimtarë lenë shumë për të dëshiruar.

Pyetja e parë që do ta bënte dikush ësh për inteligjencën e Kosovës, ku ishin ata pse kemi në një intelegjenc pse paguhen ata dhe harxhohen miliona për këtë Institucion.

Si do që të jetë e gjithë kjo duhet të hetohet dhe të zbardhet kush ishin shpëtimtarët nga kush i morën informatat dhe a ishin vërtet shpëtimtar apo iniciues të aktit terrorist për qëllimet e veta .

Zbardhja e këtij rasti do zbulonte shumëçka në Kosovë dhe do shpëtonte shtetin e kapur nga bandat e rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat