Limaj: Nuk do ndalemi së kërkuari për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Aktuale

Limaj: Nuk do ndalemi së kërkuari për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Më: 16 maj 2020 Në ora: 12:30
Fatmir Limaj

Kyretari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar se më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Sot, 21 vite më pas nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

“Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në “Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Ukshin Hoti me veprat e tij, Limaj thotë se ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre.

Shënimi i plotë i Limajt:

Ishte 16 maji i vitit 1999, që në rrethana fatkeqësisht ende të pa ndriçuara është zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti. Sot, 21 vite më pas nga ajo ditë, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në “Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti me veprat e tij ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre.

Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat