Edhe ish-ushtari UÇK-së, Jeton Kiçina përfshihet në debatin për skandalet e Milaim Zekës – ja çfarë thotë

Aktuale

Edhe ish-ushtari UÇK-së, Jeton Kiçina përfshihet në debatin për skandalet e Milaim Zekës – ja çfarë thotë

Nga: Bota sot Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:50
Milaim Zeka

Njëri prej të dënuarve me burgim të rastit ‘’Kiçina’’, Jeton Kiçina, është përfshirë në debatin, ku ditë më parë botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj zbuloi detaje tronditëse për gazetarin dhe ish-deputetin Milaim Zeka.

Mazrekaj kishte akuzuar Zekën për bashkëpunim me Serbinë, duke thënë se edhe gruaja e tij e dikurshme, kishte punuar Kompaninë Ajrore të Jugosllavisë (JAT-i).

Ndërsa, se ish-gruaja e Zekës ka shitur bileta për Jat-in e Serbisë, këtë e konfirmoi edhe gazetari i njohur Ilir Canhasi.

Ai përmes një postimi në Facebook, kishte shkruar se Milaim Zeka është njeri që nuk i besohet asgjë.

Kurse, pjesë e këtij debate është bërë edhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Jeton Kiçina. Edhe ai ka thënë se ka për të treguar diçka për ish-gazetarin dhe ish-deputetin Zeka.

Mirëpo, në një koment të bërë në profilin e gazetarit Ilir Canhasi, Kiçina ka thënë se atë do të bëjë dikur tjetër.

“Ndoshta duhet të them edhe unë ca gjëra për Milaim Zekën. Por, atë e bëjë dikur tjetër”, ka shkruar Kiçina.

Image

Se çfarë skandali tjetër të Zekës, do të zbulojë ish-ushtari i UÇK-së, mbetët për t’u parë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat