Publikohet fotografi e rrallë e Gërvallës, Kelmendit dhe Alimusajt në Zvicër

Aktuale

Publikohet fotografi e rrallë e Gërvallës, Kelmendit dhe Alimusajt në Zvicër

Nga: A.Zh Më: 16 maj 2020 Në ora: 19:11
Hysen Gërvalla dhe Dega e LDK-së në Zvicër gjatë vizitës në redaksinë e gazetës "Bota sot" në vitin 2001

Themeluesi dhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sott” Xhevdet Mazrekaj, ka publikuar një fotografi të rrallë me Hysen Gërvallen, vëllai i patriotit dhe veprimtarit të shquar çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.

Mazrekaj ka treguar në Facebook, se kjo fotografi ishte realizuar në vitin 2001 në redaksinë e gazetës në Zvicër.

Në vizitë, përpos Gërvallës që atëkohë ishte kryetar i degës së LDK-së në Zvicër, ishte edhe ish-ministrja Nekibe Kelmendi dhe ish-deputeti i LDK-së Nimon Alimusaj.

Vizita ishte bërë pak kohë pasi LDK-ja kishte fituar zgjedhjet parlamentare, të parat pas mbarimit të luftës.

Postimi i plotë i Mazrekajt në Facebook:

Hysen Gërvalla dhe Dega e LDK-së në Zvicër, mysafirë në redaksinë e gazetës “Bota sot”

Një foto kujtim nga viti 2001. Vizitë e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Nga e majta afër meje, Hysen Gërvalla, vëllai i patriotit dhe veprimtarit të shquar çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla. Atë kohë, Hysen Gërvalla ishte kryetar i degës së LDK-së në Zvicër. Po ashtu, në këtë fotografi janë edhe e madhja Nekibe Kelmendi si dhe në të djathtën time, veprimtari dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Nimon Alimusaj.

Kujtoj që kjo vizitë u bë pak kohë pasi LDK kishte fituar zgjedhjet parlamentare, të parat pas mbarimit të luftës.

Gazeta “Bota sot” falë punës së saj atdhetare e kombëtare është nderuar përherë nga figura të shquara të kombit shqiptar, siç ishte rasti i z. Hysen Gërvalla dhe gjithë degës së LDK-së në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat