Faza e dytë e lehtësimit të masave fillon nesër, ky është bilanci total me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Faza e dytë e lehtësimit të masave fillon nesër, ky është bilanci total me koronavirus në Kosovë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 07:24
Ilustrim

Deri në sot në Kosovë numri i rasteve të konfirmuara me virusin Covid-19 është 978, prej tyre 713 persona janë shëruar dhe 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë kësaj jave numri i të infektuarve ka filluar të kthehet përsëri, përderisa nga njoftimet e përditshme të IKSHPK janë raportuar më shumë raste  sesa të shëruar.

Masat e lehtësimit kanë filluar që nga 4 maji, duke bërë që disa nga aktivitetet të fillojnë me punën e tyre të përditshme. Pas vlerësimeve të bëra që nga nesër do të fillojë edhe faza e dytë lehtësuese, ku disa biznese do të fillojnë aktivitetin e tyre. Po ashtu edhe është zgjatur koha e lëvizës, pasi që nga nesër qytetarët do të mund të lëvizin dy herë në ditë nga dy orë.

“Në fazën e dytë do të lejohet dalja në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, e cila do të publikohet nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Kurti.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.685.883 raste të Covid-19 dhe 310.801 raste të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat