“Ministrat e Kurtit janë në listë të zezë për viza amerikane”, Qeveria i reagon Lutfi Hazirit - Bota Sot
“Ministrat e Kurtit janë në listë të zezë për viza amerikane”, Qeveria i reagon Lutfi Hazirit

Aktuale

“Ministrat e Kurtit janë në listë të zezë për viza amerikane”, Qeveria i reagon Lutfi Hazirit

Nga: A.Zh Më: 17 maj 2020 Në ora: 16:11
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri, foto ilustrim nga "Bota sot"

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, mbrëmë ka deklaruar se gjithë kabineti i Albin Kurtit, është në listë të zezë të Amerikës dhe nuk mund të udhëtojnë.

“Gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime. Nuk mund të lëvizin. Natyrisht, edhe ai kabineti i kaluam ka qenë në të njëjtën mënyrë. Nuk mund të qarkullojnë”, ka thënë ai.

Por, Hazirin sot e ka demantuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, përcjell Bota sot.

Kryeziu ka theksuar se kjo deklaratë e nënkryetarit të LDK-së nuk qëndron, pasi sipas tij, nuk ka kufizime të tilla.

Ai ka thënë se Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Amerika dhe se për më tepër kryeministri Kurti e ka valide vizën amerikane.

Zëdhënësi i Qeverisë e ka quajtur papërgjegjësi shpërndarjen në opinion të deklaratave dezinformuese.

Postimi i plotë i Kryeziut në Facebook:

Demantim i deklaratës së z. Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lufti Haziri, mbrëmë në një intervistë ka deklaruar se Kabineti i Qeverisë Kurti është në listë të zezë sa i përket pajisjes me viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Sipas tij, “gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime” dhe ministrat e kabinetit janë në “listë të zezë, që nuk marrin viza, nuk mund të marrin viza udhëtimi për në Amerikë.”

Kjo deklaratë e tij nuk qëndron.

Kabineti i Qeverisë Kurti, pjesë e së cilit, i kujtojmë z. Hazirit se janë edhe ministrat nga LDK-ja, nuk ka kufizime të tilla. Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide.

Është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politik dhe institucional veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegjësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat