Haradinaj: Të mbahet mend heroizmi i personelit mjekësorë në luftën kundër Covid-19

Aktuale

Haradinaj: Të mbahet mend heroizmi i personelit mjekësorë në luftën kundër Covid-19

Më: 18 maj 2020 Në ora: 12:59
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet në Ferizaj, me ç’rast ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ai ka thënë se puna dhe heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër Covid-19 duhet të mbahet mend.

“Ndaluam sot për ta parë për së afërmi mobilizimin e personelit mjekësor në Ferizaj me qëllim që t’i falënderojmë për një punë të madhe që e kanë bërë në luftimin e Covid-19”.

“Në Ferizaj ka një numër të caktuar të qytetarëve të identifikuar me Covid-19, ka pasur dy raste tragjike; mirëpo tash shihet se gjendja është nën kontroll dhe po përmirësohet”.

“Shpresoj shumë se shoqëria kosovare do t’i mbajë në mend të gjitha nivelet institucionale – heroizmin e personelit mjekësor në këto ditë të vështira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat