Maralusha: Një person që punon me Pompeon, ma dematoi deklaratën e Hazirit

Aktuale

Maralusha: Një person që punon me Pompeon, ma dematoi deklaratën e Hazirit

Nga: A.Zh Më: 18 maj 2020 Në ora: 13:39
Lutfi Haziri

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Hazirit, se ministrat e Qeverisë Kurti, janë në listë të zezë për viza amerikane.

Maralusha ka thënë se këtë informatë, atij ia ka demantuar përmes telefonit një person që punon pranë zyrës së sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, përcjell Bota sot.

Deklaratën e Hazirit, ai e ka quajtur kulminacion të dëshpërimit, që sipas tij, e ka kapur LDK-në për zgjedhjet e reja.

Postimi i plotë i Maralushës në Facebook:

Lutfi Haziri, është si kënga e Kumries, që bie vetëm lajme të këqija aty ku këndon. Arsyeja është se LDK'në e ka kapë panika e vetëshkatërrimit në qoftë se shkon në zgjedhje të reja.

Deklarata e Lutfi Hazirit ditën që kaloi, ku ai deklaroi se VV'ja nuk është e mirëpritur në SHBA, është një kulminacion i një dëshpërimi që e ka kapë LDK'në.

Dje unë e pata një bisedë të shkurtë telefonike me një person që punon në një nga zyrat që janë nën mbikqyrjen e Departmentit të Shtetit dhe që e furnizon Pompeon mbi të gjitha ngjarjet që ndodhin në Ballkan apo në ish-Jugosllavinë. Ky person e demantoi këtë deklaratë të Lutfi Hazirit dhe e quajti atë si një "Desperado" (një person që e ka kapë panika e një dëshpërimi më të lartë.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat