Rexhep Selimi ankohet se koalicioni i ri po i bllokon në Kuvend

Aktuale

Rexhep Selimi ankohet se koalicioni i ri po i bllokon në Kuvend

Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:25
Rexhep Selimi

Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, deklaroi se papërgjegjshmëria e disa grupeve parlamentare po vazhdon ta mbajnë peng Kuvendin.

Selimi ka thënë se LDK’ja dhe partnerët e saj po vazhdojnë që t’i shkaktojnë dëm Kosovës.

“Ishte një riciklim i temave që i kemi trajtuar tash e disa herë në mbledhjet e kaluara. As për fajin e as për meritën tonë por mbetemi në pozicione të njëjta sa i përket qëndrimeve të subjekteve politike. Papërgjegjshmëria totale e grupeve të caktuara parlamentare të cilat as nuk duan funksionim të Kuvendit e as zgjedhje të reja por vazhdojnë ta mbajnë Kuvendi n peng. Në veçanti LDK dhe partnerët e saj po vazhdojnë të jenë shumë të pandërgjegjshëm për dëmin që po ia shkaktojnë qytetarëve të Kosovës. Ne nuk arritëm ta procedojmë më tutje me një seancë që do të duhej të ndodhte gjatë kësaj jave në mesin e tyre ka edhe marrëveshje ndërkombëtare që nëse nuk miratohen qytetarët do të humbnin shumë”, ka thënë ai.

I pyetur për involvimin e Rusisë në dialogun Kosovë – Serbi, Selimi ka thënë se nuk duhet t’i jepet mundësia këtyre shteteve që të përzihen në çështjen e Kosovës.

“Kjo normalisht që është një pyetje që nuk ka të bëjë me temën që u trajtua sot në kryesi, do të ishte një temë që do të trajtohej në seanca, qasja e Rusisë në mbështetje të Serbisë nuk është diçka e re. Ajo çka nuk do të duhet të ndodhte është që faktor të caktuar brenda dhe rreth Kosovës po i japin mundësi edhe Serbisë dhe Rusisë që të përfshihej në çështjen e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat