Raka: Vala e dytë e virusit do të na gjejë të përgatitur

Aktuale

Raka: Vala e dytë e virusit do të na gjejë të përgatitur

Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:58
Lul Raka

Lul Raka gjatë zhvillimit të intervistës në “Radio Prishtina” është pyetur nëse në Kosovë do të ketë ose jo valë të dytë të pandemisë COVID-19.

Ai në këtë pyetje është përgjigjur duke thënë se nëse kalohet me sukses vala e parë, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet.

Për këtë në do të marrim mostrat e pacientëve, do t’i ruajmë dhe do të pajisemi me të gjitha gjërat e nevojshme që vala e dytë e virusit të mos këtë hapësirë të përhapet.

“Nëse valën e parë të pandemisë e kalojmë me sukses, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet, pasi edhe numrat janë në rënie nëpër gjithë Evropën. Për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ne do t’i ruajmë mostrat e marra nga pacientët dhe do të pajisemi me teste, me respiratorë dhe me të gjithë gjërat e duhura, do të jemi më të përgatitur”, ka thënë në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat