Fëmija nëntëmuajsh nga Malisheva shërohet nga koronavirusi

Aktuale

Fëmija nëntëmuajsh nga Malisheva shërohet nga koronavirusi

Më: 18 maj 2020 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Në mesin e të shëruarve nga koronavirusi sot është edhe një fëmijë nëntëmuajsh nga Malisheva.

“Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi e njëjta ka dalë negativ në dy testimet e fundit dhe konsiderohet plotësisht e shëruar. Me këtë, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 73 të shëruar, ndërsa raste aktive mbesin e dy”, thuhet në kumtesë.

Po ashtu gjatë ditëve në vijim, pritet të shërohen edhe dy pacientët tjerë.

“Ky rast i shëruar, ishte në mesin e disa rasteve të tjera, të cilët ende nuk i kishin mbushur një vit, dhe ishte në mesin e 76 të prekurve, dhe natyrisht se ky lajm na gëzon të gjithë neve”, ka thënë nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 76 të prekur me COVID-19, prej tyre 73 janë shëruar, 2 raste janë ende aktive, ndërsa një rast ka pësuar me fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat