Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për fluturimet e kësaj jave

Aktuale

Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për fluturimet e kësaj jave

Më: 18 maj 2020 Në ora: 23:41
Foto Ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se për këtë javë kanë planifikuar katër udhtime për në Milano, Zurixh, Susseldorf dhe Stuttgart.

“Të dashur udhëtarë, Ju lusim që t’i referoheni fluturimeve të planifikuara për këtë javë: 21 Maj GM 6903 Prishtinë-Milano (ora 16:50) CHAIR, 22 Maj
GM 6043 Prishtinë-Zurich (ora 11:50) CHAIR, 23 Maj EW 5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 10:35) EUROWINGS, 24 Maj EW 5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:35) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu thuhet se për fluturime në kthim duhet që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet.

“Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat