Pas lehtësimit të masave, ndryshon edhe cilësia e ajrit në Prishtinë

Aktuale

Pas lehtësimit të masave, ndryshon edhe cilësia e ajrit në Prishtinë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Gjatë këtyre viteve të fundit, qytetarët e Kosovës, e posaçërisht ata të kryeqytetit janë përballur më ajrin e ndotur. Mandej, Prishtina u cilësua si një nder vendet me ajrin me të ndotura.

Por, kjo ndryshoi në muajt e fundit, që nga vendosja e masave kundër përhapjes së koronavirusit, sipas matjeve nga Ambasada Amerikane, në vendin tonë ajri ka qenë i pastër.

Ndërsa, sot në Prishtinë është vrenjtur ajër mesatarisht i pastër, ku tashmë edhe ka filluar faza e dyte e lehtësimit të masave, dhe gjatë ditës janë parë kolona të automjeteve nëpër qytetet.

Matjet online që po bëhen nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Ambasada Amerikane, tregojnë që ndotja e ajrit sot është 89 PM, që do të thotë është mesatare.

Ndryshe, Kosova gjatë viteve të fundit, ishte njëri ndër vendet me ajrin me të ndotur.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë. Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat