Haxhiu akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për vjedhje të miliona eurove në kohë të pandemisë

Aktuale

Haxhiu akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për vjedhje të miliona eurove në kohë të pandemisë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 19:45
Bekim Haxhiu

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu (PDK), ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqmanaxhim të situatës me pandeminë COVID-19.

Këto akuza, Haxhiu i bëri pas takimit që kanë pasur me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramandanin.

“Keqmenaxhimi në karantinë dhe keqmenaxhimi që ka ndodhë në Aeroport, pra lirimet me të njofshëm që ka ndodhë me njerëzit që kanë ardhë aty dhe e treta që është shumë e rëndësishme, vjedhjet gjatë kohës së pandemisë përmes tenderëve të negociushëm që i ka zhvilluar Ministria e Shëndetësisë me çka janë zhvat me miliona euro nga buxheti i Republikës së Kosovës. Në bazë të dokumentacionit që kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, kontratat që kanë negociuar dhe i kanë bërë gjatë kësaj periudhe të pandemisë, kemi pa që kanë kontraktuar me negocim dhe kanë blerë barna të cilat SHSKUK-ja veç ka kontratë valide me operatorë ekonomik”, tha ai në një konferencë për media.

Haxhiu shtoi më tej se testet që kanë ardhur nga Serbia nuk janë shfrytëzuar.

“Morëm vesh se testet nga Serbia nuk janë të përdorura. Pra iu është bërë një favor Serbisë derisa ato teste nuk përdorën. Kjo i ka krijuar favore dhe një proklamim i saj deri në Nju Jork Times, është shkruar se Serbia humane, i ka fal Kosovës 1000 teste dhe ato teste ende janë të papërdorura” tha ai.

Ai tha se është e pakuptimtë që Ministria e Shëndetësisë blen barna që SHSUK ka kontratë valide, madje me çmime shumë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat