Këshilltari i Thaçit sulmon Albin Kurtin

Aktuale

Këshilltari i Thaçit sulmon Albin Kurtin

Më: 19 maj 2020 Në ora: 21:05
Adil Behramaj

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka ironizuar me deklarimet e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe me, siç ka thënë ai, dramën e re politike të quajtur “kërcënim”.

Behramaj ka thënë se ky është fundi i turpshëm i tyre dhe me lojëra të rrezikshme, me çdo mjet propagandistik, tash do të provojnë ta tensionojnë situatën politike. Por, sipas tij, fatmirësisht asnjë njeri i arsyeshëm më nuk po i merr seriozisht!

“Sa mendova që Sveçla ia paska nisur të hyjë në rrjedha të punës dhe paska siguruar informacion tepër sekret se kush po e organizon faljen në shesh, menjëherë e demantuan. Po i shkon kapedanit mandati pa mësuar gjë. Hard disku i hupi. Pacolli i pështillej. Provën e protestuesve nuk e pa. Organizimin e sotëm ia atribuoi një publicisti.
Aktualisht garant është me llupe në duar kishe po e analizon atë “fletushkën” e dramës së re politike të quajtur “kërcënim”.
Ky është fundi i turpshëm i tyre dhe me lojëra të rrezikshme, me çdo mjet propagandistik, tash do të provojnë ta tensionojnë situatën politike. Por, fatmirësisht, asnjë njeri i arsyeshëm më nuk po i merr seriozisht!”, ka shkruar Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat