Daut Haradinaj: AAK nuk lejon prekjen e kufijve dhe 17 shkurtin, dalim prej qeverisë nëse ndodh kjo

Aktuale

Daut Haradinaj: AAK nuk lejon prekjen e kufijve dhe 17 shkurtin, dalim prej qeverisë nëse ndodh kjo

Më: 19 maj 2020 Në ora: 21:07
Daut Haradinaj dhe Ramush Haradinaj

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se partia ku ai bën pjesë nuk tërhiqet nga parimet e saj të paprekshme për njësinë territoriale të Kosovës dhe pavarësinë e 17 shkurtit.

“Nuk ka kthim mbrapa. 17 shkurti nuk preket”, ka thënë Haradinaj.

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se partia e tij del prej qeverisë së re me LDK-në nëse tentohet të preken kufijtë dhe substanca e pavarësisë.

“Dalim prej Qeverisë nëse kjo qeveri i prek kufijtë. Pavarësia e 17 shkurtit është e paprekshme”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka kritikuar qeverinë Kurti për heqjen e taksës.

“Sot ministri i jashtëm tha e hoqëm taksën si akti i vullnetit të mirë për ndreqjen e raporteve me Serbinë. Hiç më larg se sot”, tha Haradinaj, përderisa deklaroi se reciprociteti i vendosur nuk është i plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat