Vjosa Osmani në krye të LDK-së, i vjen mbështetja e fuqishme nga bashkë partiaku

Aktuale

Vjosa Osmani në krye të LDK-së, i vjen mbështetja e fuqishme nga bashkë partiaku

Nga: A. J Më: 19 maj 2020 Në ora: 21:51
Vjosa Osmani

Anton Quni aktualisht Ministër i Mbrojtjes në detyrë, njihet për raportet shumë miqësore dhe përkrahëse me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

Lidhja Demokratike e Kosovës tash e një kohë të gjatë është me kryetar Isa Mustafen, derisa zëra të njëpasnjëshëm kanë thënë se në krye të LDK-së duhet të jetë Vjosa Osmani dhe se një pozitë tillë është meriton, ani pse ka kundërshtime nga vetë partia e saj.

Në lidhje më kandidimin e Vjosa Osmanit për udhëheqjen e LDK-së, ministri Anton Quni në një intervistë për “Bota Sot” ka thënë se edhe Vjosa osmanin do ta mbështetës për ne krye të LDK-së.

“Unë vlerësoj lart çdo personalitet që kurdo që të mbahen zgjedhjet do të marrin iniciativën t`i futen garës për të parin e partisë, natyrisht do ta mbështesë atë të cilin e konsideroj të denje për të udhëhequr me LDK-ne. Në këtë kuptim, edhe zonja Osmani edhe kolegë të tjerë do të inkurajohen nga unë që ta sfidojnë veten dhe të na bindin për t`ua dhënë besimin tonë” ka thënë për “Bota Sot” Anton Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat