Rron Gjinovci: Dhuna e kryeministrit Edi Rama, frymëzuar nga Vuçiq

Aktuale

Rron Gjinovci: Dhuna e kryeministrit Edi Rama, frymëzuar nga Vuçiq

Nga: G.B Më: 20 maj 2020 Në ora: 11:09
Rron Gjinovci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur injorant analistin nga Kosova, Rron Gjinovcin, duke i thënë se s'ka qenë ndonjëherë në teatër.

Për këtë, i është përgjigjur vetë Gjinovci, në një lidhje direkte me Adi Krastën, derisa ai e pyeti se si u ndie kur ai e ofendoi.

"Unë jam aktivist që nga viti 2011 dhe jam arrestuar shumë herë, jam sharë shumë herë dhe jam i operuar nga emocionet kur dikush më shan. Kështu që unë doja që ta shihnin edhe kosovarët edhe shqiptarët se Edi Rama është personi më i paedukatë në të gjitha trojet ku flitet shqip. Kjo nuk e di a ka dyshim dikush. Pastaj kur më quante mua vegël, ishte kënaqësi t'i tregoja se vegël është ai vet i oligarkëve", ka deklaruar ai, përcjell Bota sot.

Lidhur me shembjen e Teatrit në Tiranë, Gjinovci tha se fillin e ka tek miqësia me Vuçiqin.

"Ne në Kosovë ia gjejmë menjëherë fillin. Fillin e ka tek miqësia me Vuçiqin, i cili ka qenë ministër i Millosheviqit. Këto forma të policisë kundër policisë i ka përdorur vetëm Millosheviqi dhe askush tjetër në Ballkan. Ne në Kosovë na arrestojnë por gjatë ditës dhe jo në 4 të mëngjesit. Edi Rama e përmendi edhe vet miqësinë e tij me Vuçiqin, ish ministër i Millosheviqit. Ai së fundmi është shoqëruar pak si shumë me të. Ndoshta i ka mësuar disa metoda prej tij", ka thënë Rron Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat