Shala: Nuk e dimë pse është rritur numri i Ministrive në programin e LDK-AAK-NISMA

Aktuale

Shala: Nuk e dimë pse është rritur numri i Ministrive në programin e LDK-AAK-NISMA

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:10
Haxhi Shala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka kritikuar Qeverinë “Kurti” për qeverisjen e deritanishme, ngase siç tha ai, nuk ka bërë asgjë përveç shkarkimeve e emërimeve të anëtarëve në Bordet e Ndërmarrjeve Publike.

Ai tha se qeveria “Kurti” nuk ka punuar asgjë, por i ka mashtruar qytetarët se po bënë ç’kapjen e shtetit, derisa në këto ndërmarrje janë punësuar njerëz të “Vetëvendosjes”.

Mandatari për formimin e qeverisë nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ditë më parë ka thënë se kabineti i tij qeveritar do t’i ketë 16 Ministri një më shumë se sa ka Qeveria Kurti.

I pyetur se pse është rritur numri i ministrive në koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Lista Serbe të cilët presin që ta formojnë Qeverinë e re, Shala tha se kandidati I LDK-së, Avdullah Hoti nëse e merr mandatin për formimin e Qeverisë duhet që t’i jep arsyet për shtimin e Ministrive.

“Nuk kam koment, nuk kam marrë pjesë në ekipet të cilat kanë biseduar për Qeverinë e ardhshme, nuk mund të komentoj diçka tjetër përveç se Kryeministri në qoftë se e merr mandatin duhet të jep arsyen se pse është rritë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat