Haradinaj: Sfida e Kosovës është rimëkëmbja e ekonomisë

Aktuale

Haradinaj: Sfida e Kosovës është rimëkëmbja e ekonomisë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:37
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë së sfida e Kosovës për momentin është rikthimi i ekonomisë apo rimëkëmbja e saj.

Ai këtë deklaratë e bëri në 20 vjetorin e themelimit të AAK-së, në komunën e Malishevës.

Haradinaj po ashtu tha se Kosova ka humbur shumë kohë në rimëkëmbjen e ekonomisë, në raport me vendet e rajonit.

“Sfida jonë është rikthimi i ekonomisë, rimëkëmbja e saj në Malishevë, Kosovë. Nuk guxojmë të humbim shumë kohë e shumë ditë…Ne kemi humbur bukur shumë kohë. Është paralizuar ekonomia, të gjithë duhet t’i kushtohemi rimëkëmbjes së ekonomisë.  Duhet të bëhet një incizim i gjendjes, i humbjes…Derisa nuk e rikthejmë ekonominë, ne duhet ta kuptojmë që gjendja është emergjente”, ka thënë Haradinaj.

Në 20 vjetorin e themelimit të partisë së tij në komunën e Malishevës, Haradinaj theksoi po ashtu se partia e tij ka njerëz vërtet të ngritur dhe me vlera.

“Kam treguar interesim për Komunën e Malishevës, gjatë gjatë kohës së pandemisë duke i ditur vështirësitë dhe specifikat e kësaj treve. Sot kemi ardhur në një ditë tjetër. Kemi ardhur të shprehim falënderim tek themeluesit, sidomos të kryetarit Fatmirit. E kemi ditëlindjen e partisë tonë në Malishevë. Shihet një nivel i njerëzve vërtet të ngritur dhe me vlera”, u shpreh Haradinaj.

Edhe kryetari i AAK-së dega Malishevë, Fatmir Shurdhaj theksoi se Haradinaj po e përkrah dhe ndihmon degën e AAK-së në Malishevë, sikurse në të gjitha degët tjera që është duke i vizituar.

“Performanca e AAK-së, në Malishevë në Kuvendin Komunal, në bashkëpunim me opozitën është i fuqishëm. Ne po kërkojmë nga AAK-ja selia qendrore,  që të na përkrahin, ndihmojnë që zëri i AAK-së në Malishevë me programin politik si parti e djathtë, të ketë një performancë në interes të qytetarëve të Malishevës për të krijuar një politikë të favorshme në këto rrethana. Jemi në kohë pandemie, tubimi ishte i kufizuar…”, ka thënë Shurdhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat