​Pacolli kërkon nga Thaçi e Kurti të mos i bëjnë presion Kushtetueses: Merrni shembull tek unë

Aktuale

​Pacolli kërkon nga Thaçi e Kurti të mos i bëjnë presion Kushtetueses: Merrni shembull tek unë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 15:42
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Presidenti dhe Kryeministri që të mos bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

Pacolli madje thotë se ai duhet të merret shembull për respektimin e vendimeve të Kushtetueses, pasi që si President e kishte bërë, duke dhënë dorëheqje nga ky post.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

“Shoh shumë deklarata dhe spekulime politike nga të gjitha anët, në lidhje me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese. Kjo duhet të ndalet. Kjo vlen për të gjitha palët që tentojnë të ndikojnë, veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë. Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë dhe i pavarur dhe nuk guxon të kërcënohet apo të ndikohet nga askush. Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët”, thuhet në reagimin e Pacollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat