A u takua me Hashim Thaçin si ministër i FSK-së?! Kjo është përgjigja e Anton Qunit

Aktuale

A u takua me Hashim Thaçin si ministër i FSK-së?! Kjo është përgjigja e Anton Qunit

Më: 20 maj 2020 Në ora: 18:11
Anton Quni dhe Hashim Thaçi

Ministri në detyrë i FSK-së, Anton Quni ka folur edhe për bashkëpunimin me Presidentin Thaçi në lidhje me menaxhimin e pandemisë me koranvirus.

Sipas tij, ai është takuar me presidentin Thaçi në takimin e Këshillit të Sigurisë, ku kanë qenë edhe kryeminiatri Kurti, shefi i AKI-së, komandanti i FSK-së dhe autoriteteve tjera.

Quni ka folur edhe për kërkesën pēr shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai në emisionin Frontal ka theksuar se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj të veçantë.

Sipas tij, edhe pse vendi nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, është menaxhuar mirë situata me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat