Deliu: E dhimbshme se si qytetarët e Kosovës janë lënë të braktisur nga shteti në vende të huaja

Aktuale

Deliu: E dhimbshme se si qytetarët e Kosovës janë lënë të braktisur nga shteti në vende të huaja

Më: 20 maj 2020 Në ora: 21:18
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demorkratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se është e dhimbshme se si shumë qytetarë të Kosovës janë lënë të braktisur nga shteti në vende të huaja, pa pasur mundësi që të kthehet në shtëpitë dhe vendin e tyre.

Deliu thotë se ka kontaktuar sot Erzen, vajzen nga Kosova e cila ndodhet në Itali dhe ka kohë që është në pritje të kthimit në Kosovë.

“Kam kontaktuar sot Erzen nga Kosova, që ndodhet në Itali dhe ka kohë që është në pritje të kthimit në Kosovë. Ajo dhe shumë shtetas të Kosovës që për arsye të ndryshme kanë udhëtuar jashtë vendit, kanë shprehur nevojën për t’u kthyer në vendlindje, por ende nuk iu është mundësuar kjo gjë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Më tej, Deliu i ka bërë thirrje Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca që të mobilizojë strukturat shtetërore dhe të ndihmojë qytetarët “që në këtë kohë pandemie kanë mbetur pa përgjigjie nëpër botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat