A do të bëjë PDK koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje? Tregon Abelard Tahiri

Aktuale

A do të bëjë PDK koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje? Tregon Abelard Tahiri

Nga: G.B Më: 21 maj 2020 Në ora: 09:10
Abelard Tahiri

Në media ishte përmendur dhe një koalicion i mundshëm në mes të PDK-së dhe VV-së.

E i pyetur lidhur me këtë në emisionin Debat Plus, deputeti Abelard Tahiri nga PDK, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë kurrë sipas mendimit të tij, shkruan "Bota sot".

"Për mendimin tim kurrë. Nuk është qëndrimi i partisë, nuk kemi vendosur vija të kuqe për askënd por kemi dallime shumë të mëdha me VV-në", ka thënë ai.

Ermal Panduri e ka pyetur se cila është e përbashkëta e tij më Albin Kurtin, derisa i ka shfaqur videon kur dhe Kurti ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat