Kurti: Duam dialog me parime, takimi i ardhshëm varet nga Brukseli

Aktuale

Kurti: Duam dialog me parime, takimi i ardhshëm varet nga Brukseli

Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:36
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kalendari i takimeve të ardhshme me Serbinë varet nga Brukseli.

Kurti u shpreh se do të jetë ai që do të përfaqësojë Kosovën në dialog, pasi ka edhe një vendim të gjykatës që thotë kryeministri përfaqëson vendin ne dialog.

Ai tha se kanë përvojë dhe se do t’i mbrojnë interesat e vendit në dialog me Serbinë.

Kurti: Do t’i mbroj interesat e shtetit në dialog me Serbin

 

“Unë jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE z. Miroslav Lajçak, ai natyrisht që është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t'i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës. Pra, varet prej Brukselit kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lojçak deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të fillojë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat