Haradinaj: Qeveria t’u qëndrojë afër fermerëve të prekur nga vërshimet në Rahovec e Suharekë

Aktuale

Haradinaj: Qeveria t’u qëndrojë afër fermerëve të prekur nga vërshimet në Rahovec e Suharekë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:47
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shtojë vëmendjen nga komuna e Rahovecit dhe ajo e Suharekës, të cilat janë goditur nga stuhitë e breshrit dhe shiut.

Breshri i furishëm ka shkaktuar dëme të konsiderueshme bujqësore në këto dy komuna, duke ia vështirësuar edhe më shumë situatën në kohën kur tashmë komunat gjenden në një krizë tjetër, që është ajo e pandemisë Covid-19.

“Rahoveci dhe Theranda, përveç përballjes me pandeminë, gjatë dy ditëve të fundit janë goditur nga reshjet e mëdha të shiut, me ç'rast nga vërshimet ka pasur dëme të konsiderueshme në bujqësi. Ndaj shqetësimin me fermerët e këtyre dy komunave, të cilëve u janë dëmtuar në masë të madhe kulturat bujqësore”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka përmendur edhe veprimet e tij si ish-kryeministër kur ishte gjendur në situata të ngjashme.

“Gjatë qeverisjes sime, kam ndarë fonde emergjente për t'iu dalë në ndihmë fermerëve dhe për rimëkëmbjen e ekonomive familjare, të cilat kanë pësuar nga reshjet dhe vërshimet në të gjitha komunat e Kosovës”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.

Ai ka kërkuar nga institucionet qendrore që t’iu qëndrojnë afër fermerëve të dëmtuar.

“Iu bëj thirrje institucioneve qendrore, që të qëndrojnë afër komunave dhe fermerëve në përballimin e kësaj situate”, tha Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat