Nasim Haradinaj nxehet me Albulena Haxhiun: Pranoje gabimin se nuk është bërë kiameti

Aktuale

Nasim Haradinaj nxehet me Albulena Haxhiun: Pranoje gabimin se nuk është bërë kiameti

Nga: A.Zh Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:01
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj, i ka reaguar ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut, e cila ka pohuar se i kishin ftuar organizatat e veteranëve të UÇK-së në takimin e mbajtur dje në Ekipin Punues për Themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se akuzat nga përfaqësuesit e organizatës nuk qëndrojnë, duke publikuar edhe dëshminë e ftesës.

Por, sipas Nasim Haradinajt, Haxhiu duhet të pranojë gabimin, pasi ajo ka bërë montazh e falsifikim të e-mailit, përcjell Bota sot.

Ai këtë e ka quajtur “turp” e “faqe të zezë”, teksa ka theksuar se në e-mailin e dërguar nga ministria, atyre i ishte premtuar se do të njoftoheshin për takimin e ardhshëm, por nuk u ishte dërguar ftesa.

Reagimi i Haradinajt pa ndërhyrje:

Tani Cilës drejtësi ti besojmë kur bën montazh e falsifikat të një E-maili vetë ministresha e drejtësisë Albulena Haxhiu....!?

Turp e faqja e zeza !

Më e ndërshme është të pranohët gabimi,se sësht bë kiameti,por ky veprim i juaj vërteton çëllimin dhe diferencimin tuaj...!

Krahasone pak dhe shifemi datën,kjo esht datë ku ne na premtoni se do na njoftoni pêr takimin...e jo ftesa për mbledhjën e djeshme...!

Shikone mire kurë keni fshi me të zezë....!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat