Demaliaj: Kushtetuesja të vendos për të mbyllur debatin, ka pasur mjaft kohë në dispozicion

Aktuale

Demaliaj: Kushtetuesja të vendos për të mbyllur debatin, ka pasur mjaft kohë në dispozicion

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:21
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj pret vendim të shpejt nga Gjykata Kushtetuese për të mbyllur debatet në Kosovë.

Demaliaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini thotë se dihet tashmë se presionin mbi Gjykatën Kushtetuese po e bënë partia që është aktualisht në pushtet.

Ai thotë se vet fakti që për çdo ngjarje që lidhet me Gjykatën Kushtetuese reagon Kryeministri në detyrë dhe Presidenti është presion mbi Kushtetuesen.

Deputeti i AAK-së megjithatë ka një “zgjidhje” që sipas tij do të ndalte presionin mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Unë mendoj se një aktvendim profesional nga ana e Gjykatës Kushtetuese do t’i ndalonte se foluri të gjithë akterët politikë në Kosovë. E konsideroj se është një kohë bukur e gjatë në dispozicion të Kushtetueses. Njëherë shkarkimi i qeverisë, pastaj koha që Presidenti  Thaçi i dha zotit Kurti për ta nxjerrë mandatarin, pastaj nxjerrja e mandatarit tjetër. Shkuan dy muaj e në Kosovë me këtë çështje po merren njerëzit që nuk janë të thirrur për këtë punë”.

Demaliaj thotë se megjithatë ky aktvendim do të jetë një presedan i mirë për të ardhmen pasi deri më tani nuk kemi parë një rast të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat