Avdyli: Dikush nga LDK ju ka thënë portaleve se kam qenë ish-anëtar i PDK-së

Aktuale

Avdyli: Dikush nga LDK ju ka thënë portaleve se kam qenë ish-anëtar i PDK-së

Më: 21 maj 2020 Në ora: 23:38
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin DPt te Fidani  në T7 se ai nuk ka shkelur asnjë parim për të cilin është votuar, dhe se po ka shumë informacione të gabuara të cilat shpërndahen nëpër portale.

“Kur mungojnë argumentet fillojnë etiketimet. Këto ndodhin në regjime totalitare ku mendimi ndryshe etikohet, e pastaj fillojnë internimet. Nuk jemi ende në atë fazë fatmirësisht”, thotë Avdyli.

“Dy portale më kanë thirrë gjatë ditëve të fundit. Dikush nga LDK me gjasë u ka thënë se jam ish-anëtar i PDK’së”, tregon Avdyli.

‘’Kam qenë mjek në luftë. Ky ka qenë roli im dhe për këtë jam krenar.  Këto janë pa argumente. Unë kam qenë kryetar dege. Nuk është e mundshme.’’

‘’Po e shoh edhe te disa aktivistë tanë të rinjë kemi informacione të gabuara. Por unë jam krenar për atë që përfaësoj. Këto janë vlera. Duhet të ndalim keqqeverisjen. Nuk dua të lëshoj fjalorin dhe t’i quaj tjerët hajna apo parti kriminale. Por janë parti të keqqeverisjes pa dyshim.’’, përfundon Avdyli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat