​9 pacientë me Covid-19 në Infektivë, 2 në gjendje të rëndë

Aktuale

​9 pacientë me Covid-19 në Infektivë, 2 në gjendje të rëndë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 10:13
Në Klinikën Infektive, QKUK

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 9 pacientë.

Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19, 5 pacientë janë në gjendje stabile, 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Tre pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar, 2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat