Burri i Albulena Haxhiut bën një paralajmërim nëse Kushtetuesja s’vendos në favor të VV-së

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut bën një paralajmërim nëse Kushtetuesja s’vendos në favor të VV-së

Më: 22 maj 2020 Në ora: 11:14
Alban Krasniqi

Alban Krasniqi i Vetëvendosjes ka deklaruar sot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij në institucione nuk do t’ia hedh paq me lojën e rrezikshme që po tentojnë të luajnë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se në këtë gropë do të bien të parët ata që po e hapin.

“Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional. Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin. Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë”, ka thënë Krasniqi.

I njëjti thotë se LVV nuk do të ndalet nderi në çkapjen e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat