Aksione të Prishtinës edhe Podgoricës: Së bashku “paketojnë” akuza ndaj serbëve?

Aktuale

Aksione të Prishtinës edhe Podgoricës: Së bashku “paketojnë” akuza ndaj serbëve?

Nga: Fatmir Beka Më: 22 maj 2020 Në ora: 15:48
Ilustrim

Podgorica dhe Prishtina në të njëjtën kohë kanë themeluar qendra për krime lufte, Kurtit instituti i shërben për përgatitjen e akuzës që fajësinë për gjenocid Beogradin, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Thuajse në të njëjtën kohë në Prishtinë u nis iniciativa e themelimit të Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës , ndërsa në Podgoricë u nënshkruar vendimi për formimin e Qendrës informative-dokumentare që do duhej të dokumentoj krimet e luftës të kryera në vitet 90-ta në Malin e Zi.

Situata aktuale politike dhe përputhja me momentin kur u miratuan këto vendime kanë zgjuar frikë se qëllimi i këtyre dy institucioneve është të bëhet presion ndaj popullit serb ku do i përshkruhet roli kyç në krimet e luftërave të viteve të 90-ta.

Se hapi i Prishtinës ka synim balancimin e situatës me formimin e Gjykatës për krime të luftës nga UÇK të bëhet presion ndaj Serbisë dhe serbëve për vazhdimin e dialogut është krejtësisht e qartë, ku hapur në Prishtinë paralajmërojnë se formimi i institucionit ka qëllim mbledhjen e fakteve për akuzim e Beogradit për gjenocid.

Në takimin  e parë të grupit punues të mbajtur në Prishtinë kryetari i qeverisë teknike Kurti ka thënë se procedimi i krimeve të kryera në Kosovë ishte e suksesshme:

“Duhet të përpiqemi dhe të merremi me atë që ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë. Kur janë vrarë 13 mijë persona , janë dhunuar e munduar mijëra gra, janë kidnapuar e arrestuar mijëra tjerë dhe për 21 vjet nuk ka fakte të grumbulluara me shifra e fakte që do na tregonte dëmin që lufta i ka shkaktuar Kosovës” ka thënë ai.

Nga pika juridike nëse shikohet, Kosova nuk mund të ngrit akuzë ndaj Serbisë sepse nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk ka ratifikuar Konventën për gjenocid, pa të cilën nuk mund të ngrit akuzë për shkelje të së drejtës nga ajo konventë.

Situata në Malin e Zi është akoma më e komplikuar dhe vendimi për formimin e Qendrës dokumentare nga disa organizata joqeveritare dhe të rinj u nënshkrua nga kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviç, selia do jetë në Kuvend ndërsa si anëtar i këshillit të Qendrës është edhe drejtori i Fondit të së drejtës humanitare nga Kosova Bekim Blakaj.

Deputeti i Frontit Demokratik Milun Zogoviç ka thënë se sipas informatave që ka bëhet fjalë për bashkëpunim teknik  ku do ruheshin dokumentacionet:

“Nuk di si do shfrytëzohet hapësira por nisur nga fakti se regjimi ndodhet në histeri anti-serbe  nuk zgjedh mënyra për të u ballafaquar me popullin serb” tha ai

Përkundër paralajmërimeve për akuzë për gjenocid ndaj Serbisë, sipas profesorit të së Drejtës në Universitetin e Beogradit  Bojan Milisavljeviç vështirë të pritet që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së:

“Nëse ndodhë kjo, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk do i jepte kompetencë për këtë Kosovës sepse nuk ishte anëtare e konventës në kohën e ngjarjeve që do prezantonin ata në kërkesën akuzuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat