Bajqinovci hedh dyshime: Hard-disku nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk është zhdukur rastësisht!

Aktuale

Bajqinovci hedh dyshime: Hard-disku nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk është zhdukur rastësisht!

Nga: D.RR Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:18
Mefail Bajqinovci

Në një shkrim në Facebook, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, thotë se është ndjerë i shqetësuar nga raportimet për zhdukjen e së regjistrimeve të zërit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u tentua shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme nga presidenti me qëllim grabitjen e kompetencave për qëllime tjera, pra janë shumë shqetësuese.

Ai thotë se humbja e hard-diskut nuk është bërë rastësisht dhe se sipas tij, ka qenë e bërë me qëllim nga njerëzit që janë vendosur aty nga pushtetet e kaluara.

Reagimi i plotë nga deputeti Mefail Bajqinovci:

Si deputet i parlamentit të Kosovës jam i shqetësuar nga informatat që po i lexoj në media rreth çështjes së humbjes së regjistrimeve të zërit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u tentua shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme nga presidenti me qëllim grabitjen e kompetencave për qëllime tjera, pra janë shumë shqetësuese.
Zyrtarët përgjegjës sipas mediave kanë vepruar në një mënyrë tërësisht jo profesionale, duke shmangur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, gjë e cila krijon bazë për dyshime serioze për një operacion të qëllimshëm të humbjes së gjurmëve të asaj çfarë është diskutuar aty.

Shqetësuese është fakti që policia dhe prokuroria nuk kanë nisur hetime edhe pse është cenuar siguria kombëtare, si dhe rasti është paraqitur në polici.

Kjo shenjë e luftës së shtrigave në institucionin kyç të sigurisë kombëtare, është e rrezikshme për vet sigurinë kombëtare kur ndodhin në këtë mënyrë humbje e fshehje të informatave. Mirëpo, PLAN’i kur rrezikohet, atëherë ata asgjë nuk kursejnë. Kjo tashme po shihet.

Humbja e regjistrimeve në KSK, flet qartë se dicka e tillë, nuk është bërë rastësisht.

Në 12 vite qeverisje, PLAN hajnia, nuk ka lënë tender, privatizim, konkurs e emërim pa kurdisur.

Rrjete të tëra njerëzish janë inkuadruar në sistem përmes metodave të kontrollit dhe shtrembërimit të procedurave, pra përmes shkeljeve esenciale (materiale) të ligjeve me qëllim që të kontrollohen institucionet e shtetit dhe kur ta do puna, ato të kryejne edhe urdhëra politikë për PLAN’in.

Pra, kjo është shenjë se Qeveria Kurti është përballur me organizim të gjithëanshëm të sabotimit e luftimit të saj, brenda Qeverisë, jashtë saj, nga media të blera, e institucione të tjera deri edhe në vet institucionet e drejtësisë që janë instrumentalizuar për ta penguar e sabotuar.

Qeveria Kurti në mesin e shumë arritjeve të mëdha, në një kohë të shkurtër e në kushte të rënda të funksionimit, e ka shënuar një kryearritje: e ka ekzpozuar kapjen e shtetit, bashkimin e nëndheshëm ndërpartiak në krim e korrupsion dhe kontrollin mbi institucione të pavarura nga PRONTO qeverisjet e pasluftës si asnjëherë më parë. Maskën ua kemi hequr krejtësisht.

Me popull askush nuk e shtynë dot. Dëshirën e vullnetin e tij për ndryshim, për liri personale e kolektive, për shtet të së drejtës e për shtet solidar, nuk e ndalë asnjëlloj PLAN’i me apo pa gjykata të kapura.

Lëvizja është me popullin kundër pakicës së ngjizur nga frika e nevoja e ruajtjes së plackës së vjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat