Loshi: Ja çka duhet të bëjë Kuvendi nëse Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit

Aktuale

Loshi: Ja çka duhet të bëjë Kuvendi nëse Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:50
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike në vend Liri Loshi, ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të dorëhiqet presidenti Hashim Thaçi ose kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kushtetuesja duhet të nxjerrë vendim të qartë e jo ambicioz, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nëse vendimi i presidentit për dekretin për mandatarin lidhur me formimin e qeverisë së re ishte i drejtë, Kuvendi duhet të procedojë me formimin e saj.

Postimi i Loshit në Facebook:

Në media po debatohet për skenarët e mundshëm të Gjykatës kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit!

Njerëzit nuk po e shohin Gjykatën në rolin e interpretimit të Kushtetutës që është i vetmi funksion i saj, por në rolin e arbitrit e që nuk është roli i saj.

Gjykata duhet të nxjerr vendim të qartë dhe jo ambicioz.

Pas vendimit të gjykatës nuk duhet të këtë vend edhe për kryeministrin edhe për presidentin.

Nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën duhet të japë dorëheqje. Nëse veprimi i tij ishte i drejtë, Kuvendi duhet të procedojë me formimin e qeverisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat