Këshilltari i Thaçit: Qeveria e Kurtit paska vjedhë edhe në thasët për kufoma

Aktuale

Këshilltari i Thaçit: Qeveria e Kurtit paska vjedhë edhe në thasët për kufoma

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:40
Adil Behramaj

Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi, ka reaguar pas publikimit të lajmeve lidhur me keqpërdorimet e Qeverisë Kurti në kohën e pandemisë.

Ai shkruan:

Qeveria e Kurtit edhe në thasët për kufoma paska vjedhur. Betejë të madhe paska bërë për “parandalimin” e gjakderdhjes financiare në ministrinë e Arben Vitisë, duke blerë me çmime astronomike. Madje, duke blerë edhe nga kompania ku vetë ministri paska punuar!

Kur fliste për tenderët në të kaluarën, Kurti i akuzonte kundërshtarët politikë se vidhnin edhe nga përmendoret e dëshmorëve. Ndërsa, vetë paskan vjedhur edhe nga thasët e kufomave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat