Vjosa Osmani merr mbështetje pasi kërkoi Veting në Drejtësi

Aktuale

Vjosa Osmani merr mbështetje pasi kërkoi Veting në Drejtësi

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2020 Në ora: 21:54
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka deklaruar sot se do të përkrahë çdo nismë në lidhje me vetingun në drejtësi.

Ajo ka kërkuar që në këtë temë të përfshihen edhe ndërkombëtarët.

Ky vendim i kryeparlamentares Osmani, po përkrahet nga Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në një postim në Facebook, Miftaraj ka thënë se edhe populli më 6 nëntor 2019, ka kërkuar Vetting.

Sipas tij, ata që punojnë kundër vullnetit të popullit, do ta marrin dënimin e popullit përmes votës kurdo që do të mbahen zgjedhjet.

Postimi i tij i plotë:

Vullneti i popullit të Kosovës me 6 nëntor 2019, ka qenë shumë i qartë, populli po do Vetting.

Respekt për Kryetaren Osmani, çdo parti politike dhe vendimmarrës që dëgjon zërin e popullit dhe punon për promovimin e sundimit të ligjit.

Ata që punojnë kundër vullnetit të popullit, padyshim se do ta marrin dënimin e popullit përmes votës kurdo që do të mbahen zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat