Deputeti Bekë Berisha shpërfill rekomandimet e IKSHPK-së, vetë i 15-ti në iftar

Aktuale

Deputeti Bekë Berisha shpërfill rekomandimet e IKSHPK-së, vetë i 15-ti në iftar

Më: 22 maj 2020 Në ora: 22:57
Bekë Berisha

Për deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Bekë Berisha, tubimet në kohë pandemie dhe shkuarja në iftar është gjë e zakonshme. Këtë të paktën e reflekton në dy-tri postimet e tij të fundit në Facebook.

Ndonëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), vazhdimisht u bën apel qytetarëve të shmangin vizitat familjare/shoqërore në kohë pandemie, të mbajnë dictancën fizike dhe të vendosin maska e dorëza në mënyrë që të mbrohen nga virusi i padukshëm Covid-19. Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, promovon të kundërtën në profilin e tij në Facebook.

Hiç më larg se mbrëmë, Bekë Berisha, ka qenë pjesëmarrës në një iftar në Gjilan bashkë me disa pjesëtarë të strukturave të AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha, në një postim në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat