Përplasje në mes Shehollit e Elezit: A erdhën agjent sekret serb në Kosovë të maskuar si mjek?

Aktuale

Përplasje në mes Shehollit e Elezit: A erdhën agjent sekret serb në Kosovë të maskuar si mjek?

Më: 22 maj 2020 Në ora: 23:40
Pamje nga emisioni

Shkaku i pandemisë së COVID-19, shumë mjek nga Serbia erdhën në Kosovë, me arsyetimin për ta luftuar pandeminë në komunat me shumicë serbe.

Por, dikush po thotë se ka informata të sakta, që në mesin e mjekëve, pati edhe agjentë të shërbimit sekret serb, BIA, të cilët erdhën në Kosovë, me qëllime të rrezikshme.

Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, po thotë që në Kosovë, me mjekët hynë 30 agjent serb.

Këtë Elezi e tha në emisionin Kontra me Halil Berishën, ku ishte përballë Fatmir Shehollit, ish pjesëtar i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimviteve të 90-ta e tash drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

“Neve e kemi siguru një informacion nga burimet ndërkombëtare kredibile në Kosovë, pro amerikane, duke pas informacione të detajune që në Kosovë janë futur rreth 30 agjent që janë kamufluar, e këtë informacion e kemi nda me publikun, këta agjentë po aludojnë ta shfrytëzojnë pandeminë që me trazu Kosovën, pse me shfrytëzu pandeminë, pikërisht për shkak të masave të lirisë së lëvizjes, ku kjo mungon, mundësia e aktivitetit është më e madhe e atyre të fshehta. Gjithmonë terreni i tyre është më i përshtatshëm ku qasja e qytetarëve është më e vogël. Ne e kemi ngritë opinionin në nivel të duhur, pastaj janë aktivizu krejt institucionet e sigurisë, sidomos disa që punonin veç me kujdestari shkaku i pandemisë”, ka thënë Elezi.

Ai ka deklaruar sa pasi e tregoi këtë informatë, u aktivizuan në këtë drejtin edhe institucionet e sigurisë në vend.

“Policia i ka marrë krejt njësitë shkaku i pandemisë i ka shndërrua në njësi të ruajtjes të rendit publik, në njësi patrullave, njësitë e inteligjencës e krimeve të rënda, të gjitha kanë punuar si zyrtarë policor në trafik apo në teren apo siç e thonë në sektorë, kjo ka shkaktuar teren të hapur për destabilizimin e Kosovës, vlen të përmendet edhe AKI që ka punuar me kujdestari shkaku i pandemisë e ky rast i ka frymëzuar e i ka nxit strukturat e sigurisë serbe, përkatësisht BIA-s në mënyrë që të vijnë dhe të veprojnë sidomos në veriun e Kosovës e të krijojnë një situatë të re, me të cilën do të rifillojnë negociatat, e dini që ka kohë që janë paralajmëruar negociatat të reja, e po tentohet situatë e re në veri, e të prezantohet si situatë e re, po mundohet të përdoret ky element që sipas informacioneve që kemi, kur të normalizohet pandemia do të rifillojnë edhe negociatat”, ka thënë Elezi.

Megjithatë, këtë e ka kundërshtuar Fatmir Shehollit, ish pjesëtar i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimviteve të 90-ta e tash drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike

Ky, po thotë që mjek nga Serbia, vijnë çdo 15 ditë e edhe pandemi.

“Nëse prej Serbie në Kosovë, sakte me emra e mbiemra hynë për çdo 15 ditë vijnë këtu mjek të ndryshëm hiq pa pandemi e ata vazhdimisht janë këtu, ka edhe struktura tjera që cilat janë juriste, ekonomiste, logjistike, të njëjtit ata që ju po ju referohuni vazhdimisht janë këtu edhe sot janë këtu, çka ka ndodhë në atë periudhë është që numri i mjekëve është rritë pak për shkak që ka qenë jo mjaftueshëm numri i infektologëve”, ka thënë Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat