Fitër Bajrami në kohë pandemie, Zyrtari i BIK-ut: S’ka falje në xhamia, s’do ketë asnjë organizim - Bota Sot
Fitër Bajrami në kohë pandemie, Zyrtari i BIK-ut: S’ka falje në xhamia, s’do ketë asnjë organizim

Aktuale

Fitër Bajrami në kohë pandemie, Zyrtari i BIK-ut: S’ka falje në xhamia, s’do ketë asnjë organizim

Më: 22 maj 2020 Në ora: 23:57
Ekrem Simnica

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që falja e Fitër Bajramit të mos bëhet në xhamit e vendit të dielën e 24 majit.

Zyrtari i BIK-ut, Ekrem Simnica, deklaroi se falja e Fitër Bajramit nuk do të bëhet as edhe jashtë xhamive në organizime të vogla për shkak të situatës pandemike.

“Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një vendim rreth faljes së bajramit apo mos faljes të themi në këtë rast”.

“Kjo është një traditë e jashtëzakonshme,  që nuk ka ndodhur tek ne deri tani. Së paku gjeneratat e tona nuk mbajnë mend që të festohet festa e Fitër Bajramit në këtë formë”.

“Pandemia ka përfshirë edhe vendin tonë, tash jemi në këtë situatë që duhet tu përmbahemi udhëzimeve të ekspertëve të shëndetësisë dhe atyre shtetëror për këtë çështje dhe kjo do të ndodh do të festohet në një formë paksa të jashtëzakonshme, pra falja e Fitër Bajramit nuk do të bëhet në asnjë xhami në Kosovë, por as edhe jashtë xhamive nuk do të bëhet ndonjë organizim”.

Simnica deklaroi se imamët e xhamive do të kryejnë ritualet fetare në faljen e Fitër Bajramit me mikrofon për tu dëgjuar nga besimtarët myslimanë

“Ne e kemi paraparë që të gjithë  imamët apo muzeinët, njerëzit e autorizuar që janë në xhamit tona në kohën e hershme të mëngjesit të së dielës është ditë feste dita e bajramit”.

“Ata do të dalin në xhamitë e tyre në kohën e  faljes së bajramit që është në ora 05:42 do të jenë në xhamitë, do t’i ndezim mikrofonat, do të marrin tekbir, ku do t thuhet Allahu Ekber dhe të binë salavate mbi të dërguarin tonë Muhamedin a.s”.

Ai më tej deklaroi se Myftiu i Kosovës, Naim Ternava të dielën do të informojë besimtarët se është koha e faljes së bajramit dhe ai në xhami do të jep një mesazh për qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat