Abrashi shpalos detaje nga marrëveshja e LDK-së me Listën Serbe

Aktuale

Abrashi shpalos detaje nga marrëveshja e LDK-së me Listën Serbe

Më: 23 maj 2020 Në ora: 00:07
Arban Abrashi

Marrëveshja e LDK-së me Listën Serbe për krijimin e Qeverisë së re ende nuk është publikuar.

Por kjo sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Arban Abrashi, do të ndodhë sapo të krijohet Qeveria.

“Një fakt nuk është përmendur se ne ende nuk e kemi publikuar asnjë marrëveshje. Si LDK mendojmë se kur e formojmë Qeverinë ose kur votohet ajo do t’i publikojmë të gjitha marrëveshjet  – edhe me Listën Serbe”, është shprehur Abrashi.

“Është me korrekte që të veprohet në këtë mënyrë. Raportet e Albin Kurtit me Serbinë kanë avancuar shumë. Po flasim për 10 milionë, hyrja e mjekëve në veri, bisedat e ministrave të Kosovës me të Serbisë. Marrëveshja do të publikohet, është marrëveshje standarde. Tekstit bazë është i njëjtë me të gjithë partnerët”.

Abrashi në Edicionin Special ka shpalosur shtylla të marrëveshje së LDK-së me Listën Serbe.

“Një ka të bëj me profilin e njerëzve në qeverisje, secili çka merr, objektivat, rimëkëmben ekonomike, ka të bëjë me integrimet evropiane dhe përmirësimet e raporteve me BE-në dhe SHBA-në. Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria. Jemi pajtuar që dialogu të nisë sa më shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat