Dodë Gjergji uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram

Aktuale

Dodë Gjergji uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram

Më: 23 maj 2020 Në ora: 11:55
Dodë Gjergji, Naim Ternava

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, për shkak të situatës me pandemi duke mos mundur të vizitojë kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava i është drejtuar me një letër për ta uruar atë dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajram.

Ipeshkvi Gjergji shkruan se “askush më mirë se ne nuk mund të kuptojë dhimbjen tuaj dhe trishtimin e besimtarëve që duhet të mos faleni në xhami as në këtë natë të madhe të Ramazanit. Të njëjtën dhimbje dhe trishtim e kam përjetuar edhe unë me besimtaret dhe besimtarët e krishterë, kur muajin e kaluar kremtuam Pashkët, Ringjalljen e Krishtit!”.

Dodë Gjergji ka uruar që festimi i Bajramit të begatojë të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë si dhe ka uruar që Krijuesi me mëshirën e Tij të pranojë sakrificën e agjërimit.

“Uroj, që festimi i Bajramit të ju begatoj ju dhe gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë e kudo tjetër. Krijuesi me mëshirën e Tij iu pranoftë sakrificën e agjërimit dhe Ju resittë me dhuntitë e bekimet e veta, në mënyrë që paqja, dashuria, falja dhe pajtimi të jenë të bollshme në familjet tuaja dhe në vendin tonë”, thuhet në urimin e Dodë Gjergjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat